Një nga eventet më të mëdhenj të vitit, People’s Choice Awards, mblodhi mbrëmjen e djeshme personazhet e njohur nga gjithë fushat duke nisur nga muzika, kinematografia, televizioni etj. Ky është i vetmi spektakël ky fituesit zgjidhen nga njerëzit dhe këtë vit kishin votuar plot 1 miliardë njerëz për të zgjedhur më të mirët e 2020-tës.
Justin Bieber dhe Lady Gaga ishin ndër personazhet më të nominuar për këtë vit, me nga 7 nominime secili. Emra të tjerë të njohur që ishin të nominuar ishin Meghan Thee Stallion, Ariana Grande, Cardi B, The Weeknd, Will Smith, Charlize Theron, Tiffany Haddish etj. Spektakli u drejtua këtë vit nga Demi Lovato dhe para se ai të niste zyrtarisht, zgjodhi tre personazhe për të nderuar me disa çmime mjaft të rëndësishme. Jennifer Lopez morën çmimin “Icon Award”, Tyler Perry “People’s Champion Award” dhe Trace Elliss Roos “Fashion Icon Award”.
Më poshtë lista e plotë e fituesve
Filmat
Filmi i vitit 2020: Bad Boys for Life
Komedia më e mirë 2020: The Kissing Booth 2
Filmi më i mirë aksion: Mulan
Filmi më i mirë dramë: Hamilton
Filmi familjar më i mirë: Onward
Aktori më i mirë: Will Smith, Bad Boys for Life
Aktorja më e mirë: Tiffany Haddish, Like A Boss
Ylli i komedisë: Joey King, The Kissing Booth 2
‘Show’ i vitit 2020: Grey’s Anatomy
Muzikë
Artisti i vitit 2020: Justin Bieber
Artistja më e mirë: Ariana Grande
Grupi i vitit 2020: BTS
Kënga e vitit: BTS- Dynamite
Albumi më i mirë: BTS- Mapo f the Soul
Artisti i zhanrit ‘Country’: Balke Shelton
Artisti latin: Becky G
Artisti më i ri: Doja Cat
Bashkëpunimi i vitit 2020: Cardi B dhe Megan Thee Stallion- WAP