E domosdoshme ndërhyrja

Aksi nacional Peqin Elbasan-Librazhd vijon të jetë ndër njollat e zeza në qarkun e Elbasanit por edhe në rang kombëtar për numrin e lart të aksidenteve rrugore të cilat referuar numrit të jetëve të humbura janë aksidente që kanë përfunduar me pasoja të rënda.Që në kilometrin e tij të janë regjistruar disa aksidente automobilistike. Ndonjëherë për faj të rrugës, këmbësorit apo drejtuesit te mjetit aksidentet nuk kane munguar. Vetëm një java më pare një grua u aksidentua per vdekje pasi u godit nga një mjet me shpejtësi ndërsa një tjetër automjet përfundoi në greminë dhe 3 persona humbën jetën.

Shumë jetë të humbura ndër vite. Viktimë kanë mbetur këmbësor, drejtues mjetesh dhe pasagjer. Jo më kot konsiderohen “njolla të zeza “ në rrugë.

Në një pjesë të ketij aksi janë vendosur lapidar ne pjesë të tjera pas vyshkjes së luleve pranë njollave të gjakut cdo gjë është harruar. Të frikësuar shprehen per jetët e humbura dhe rrezikun që u kanoset cdo ditë banorët e zonës së Bradasheshit në Elbasan. Ata kërkojnë ndërhyrje në rrugë, sinjalistik dhe ndricim.

Ekspertët rrugor në analizat e tyre evidentojnë se segmenti rrugor prej 2 km para Librazhdit duhet mbrojtur me rrjetë për rënien e gurëve që bëhen shkak për devijime dhe humbje kontrolli të mjeteve rrugore. Në periudha me shira dhe temperatura të ulëta rruga bëhet e rrëshqitshme për shkak të tatëpjetave dhe kthesave të vijueshme, për këtë rrezik duhet paisur me sinjalistikë kufizuese të shpejtësisë dhe sinjale rreziku si dhe duhen marrë masa për hedhje kripe në raste ngricash dhe dëbore. Segmenti Elbasan-Q.Thanë është shumë i mbingarkuar dhe me kthesa të vijueshme dhe kamionët me rimorkio e bëjnë të pamundur parakalimin. Kjo manovër është bërë një nga shkaqet kryesore rë aksidenteve. Nevojitet rritja e nr të korsive (zgjerim i rruges) ose në oraret e ditës duhet të pezullohet lëvizja e mjeteve të rënda.

https://youtu.be/47wOOzPCFp0