Shumë neglizhojnë edhe masat anticovid

Rikthimi në shkolla ka ulur edhe nivelin e mbrojtjes nga Covid-19. Tashmë në shumë prej shkollave nuk respektohen masat anticovid si dhe neglizhohet masivisht urdhëri i Ministrisë për zbatimin e tyre.

Shumë prej shkollave nuk kanë me dezifektante për pastrim dhe as termometra për matjen e temperaturës  së nxënësve .

Në gjimnazin e qytetit të Prrenjasit vërehen raste të tilla të nënvleftësimit të masave mbrojtëse nga nxënësit  dhe mësuesit.Ndërkohë drejtoresha thotë se gjatë kësaj periudhe është ulur numri i nxënësve në klasa për shkak të virozave gripale.

Drejtoresha e shkollës Elona Kllogjeri thotë se gjatë vitit të kaluar shkollor dhe këtë vit ka patur raste të infektimeve 

Në 15 shkollat qe mbulohen nga ZVA Prrenjas mosmbajtja e maskave nga nxenesit  dhe mesuesit vazhdon te sjelle probleme me vijueshmerine e tyre në shkolla .