Nën udhëheqjen e Kryeministres Jonida Ardern, Partia Laburiste fitoi zgjedhjet më 17 tetor, për Ministre të Jashtme emëroi një politikane pjestare e indigjeneve të popullit Maori.
Sipas mediave lokale, Nanaia Mahuta e cila në qeverinë e mëparshme të kualicionit ishte Ministrja e Shtetit për Autoritet Lokale dhe Zhvillimin e Popullit Maori. Ajo u bë kryediplomatja e parë e vendit nga ky popull.
Ardern dhe Partia e saj Laburiste fitoi 49% të votave duke siguruar 64 vende në Parlament. Mahuta ishte gruaja e parë deputete nga populli indigjen.
Në mjekrën e saj, paraardhësit e së cilës janë udhëheqësit e popullit Maori, gjendet një tatuazh tradicional Maori. Gjysma e Parlamentit të ri përbëhet deputet gra .
