Banka e Shqipërisë do të prezantojë ditën e martë, datë 15 qershor, kartmonedhat e reja 1.000 dhe 10.000.

Kjo e dyta do të hidhet për herë të parë në treg, pasi në Shqipëri deri më tani kartmonedha më e madhe është 5.000.

“Ditën e martë, datë 15 qershor 2021, ora 11:00,  në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të organizohet prezantimi i dy prerjeve të radhës së serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1000 Lekë dhe 10000 Lekë”, njoftoi Banka e Shqiperise.