Alex Rodriguez ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Jennifer Lopez. Në një intervistë të fundit, ai ka thënë se është mirënjohës për jetën e jashtëzakonshme që pati me ish-të fejuarën e tij, shkruan “Daily Mail”.
“Për pesë vjet kam pasur një jetë dhe partneritet të jashtëzakonshëm dhe gjithashtu, bashkë me vajzat e mia, kemi mësuar shumë“,- tha ai për “Entertainment Tonight” të martën.
Rodriguez shtoi se ai dhe vajzat e tij, Natasha, 16 vjeç dhe Ella, 12 vjeç, tani kanë mundësinë për të mësuar nga eksperiencat dhe për të ecur përpara.
“E dini çfarë? Ne jemi kaq mirënjohës për pesë vitet e fundit, dhe tani mendojmë si t’i bëjmë pesë vitet e ardhshme edhe më të mira, sepse nxorëm shumë mësime,” – tha Alex.
Ai gjithashtu rrëfeu se jeta e tij tani është e mrekullueshme.
“Unë jam shumë mirënjohës për vendin ku Zoti dhe drita më ka sjellë, dhe me të vërtetë po shikoj përpara. Kryesisht dua të shikoj si vajzat e mia po zhvillohen,”- tha ai.
Nga ana tjetër, Lopez po shijon romancën me Ben Affleck dhe së fundmi, aktorja i fshiu të gjitha gjurmët e Rodriguez nga Instagram-i i saj.
Jennifer dhe Alex u ndanë përfundimisht në muajin prill dhe pak javë pas ndarjes, këngëtarja u pa nën shoqërinë e Affleck, me të cilin ka qenë e fejuar 20 vjet më parë.
Mendohet se arsyeja që i dha fund lidhjes 4-vjeçare të Lopez dhe Rodriguez ishte se ky i fundit e tradhtoi këngëtaren me një personazh të njohur të TV amerikan, Madison LeCroy, megjithatë problemet mes çiftit thuhet se kishin filluar më parë.
© SYRI.net