Vendimi  I qeverisë shqiptare për të mirëpritur në vendin tonë shtetas nga Afganistani ka sjellë edhe reagime të shumta. Ky vendim bëri që të kishte reagime të ndryshme tek shqiptarët qoftë ata të përfshirë në jetën politikë qoftë edhe nga vetë njerzit.

Ky vendim edhe pse I përkohëshem solli reagime të ndryshme edhe tek  qytetarët e Elbasanit të cilët edhe pse të ndarë në opinione duket se peshojnë në favor të vendimit të shteti shqiptar për të pritur qytetarët afgan të cilët janë duke rrezikuar jetën në vendin e tyre.

Shqipëria vijon përgatitjet për pritjen e grupit të afganëve që do të vijnë për strehim në vendin tonë për një periudhë tranzitore, pasi destinacionin final kanë SHBA-në. Në Qytet Studenti cdo gjë është bërë gati ndërkohë që sot qeveria njoftoi se po ashtu bashkia e Durrësit dhe ajo e Beratit do të presin shtetasit afganë./egnatia news