Republika Çeke ka rihapur ambasadën e saj në Kiev.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Çekisë. Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky është një hap që tregon mbështetjen për Ukrainën në këto kohë të vështira.
“Është një nga hapat e shumtë që shpreh mbështetjen tonë për Ukrainën. Çekia ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë pas Ukrainës” shkruan ministrja.
Kujtojmë që pak ditë më parë orcat ruse u larguan nga Kiev dhe kjo ka bërë që disa diplomatë të rikthehen në kryeqytetin e Ukrainës dhe të rihapin ambasadat për të shprehur edhe mbështetjen e tyre.