Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se ku ka gabuar me ish-kreun e PD, Lulzim Basha.

Ai u shpreh se nuk nuk është përzier asnjëherë në vendimet e Bashës, ndonëse gjatë gjithë këtyre viteve është folur për dualizëm dhe së fundmi u pranua edhe nga vetë Basha.

Berisha kujton vetëm një moment në vitin 2014, ku ka këshilluar pasardhësin e tij.

“Nuk kam dashur të përzihem. Përveç një momenti kur ka qenë viti 2014, i them po ti je i ri duhet të rrethohesh nga të rinj. Çfarë bëri me koordinatorët? I mori i futi në këshill bashkiak që të gjithë anëtarët. Thashë mirë bëri.

 Erdhën zgjedhjet asnjë prej tyre nuk i futi në listë. Ata u shpërbënë sepse u zhgënjyen. E vërteta është se aty kam kountribuar edhe unë sepse njihja dhe ata ishin njerëz për t’u lancuar. Ai që të gjithë i përjashtoi. Dilte, kisha kënaqësi kur dilja në skenë nga një ansambël njerëz, ai dilte vetëm”, tha ai për “Bardh a Zi”.