Një urdhër-arresti europian është lëshuar nga Prokuroria e Apelit të Selanikut për shqiptarin, që përdhunoi një 22-vjeçare në plazhin e Halkidikis.

Një shqiptar 48-vjeçar u identifikua si autori i përdhunimit ndaj një 22-vjeçarje. Pas ngjarjes ai është zhdukur dhe dyshohet se është arratisur nga Greqia.

Për këtë arsye, urdhri evropian është lëshuar në rast se ndodhet në një shtet anëtar të BE-së të arrestohet dhe t’u dorëzohet autoriteteve gjyqësore greke.

Autori akuzohet për përdhunim pas hetimeve, pasi u zbulua material gjenetik i AND-së së tij tek viktima.