Dy makina janë përfshirë në flakë gjatë natës mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, teksa ndodheshin të parkuara pranë Gjykatës. Mësohet se fillimisht zjarri ka përshkruar një mjet top skoda dhe më pas është dëmtuar dhe një tjetër makinë që ka qenë ngjitur me të.
Mbërritja në kohë e zjarrfikëses ka bërë që flakët të viheshin shpejt nën kontroll, duke bërë që mjetet të mos digjeshin plotësisht. End nuk dihen identitetet e personave që janë pronarë të makinave, dhe as nëse kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme apo aksidentale.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit