Një apartament në rrugën “Brigada 8” është përfshirë nga flakët, shkaqet e të cilës nuk janë zbardhur ende.

Fillimisht ka marrë zjarr tenda e ballkonit të apartamentit duke sjellë dëme materiale por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Zjarri është fikur në kohë, sakaq grupet hetimore po hetojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje të papritur.

Njoftimi I policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2023, në rrugën “Brigada 8”, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.