Një banesë në fshatin Kuqan në Elbasan është përfshirë nga flakët. Brenda shtëpisë ka qenë një burrë i moshuar, i cili ndodhej në krevat pasi ishte i paralizuar. Ai ka marrë plagë djegie dhe është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë është bërë e mundur shuarja e flakëve . Paraprakisht thuhet se zjarri është shkaktuar nga një cigare duhani e lënë ndezur nga i moshuari./Egnatia news