Një zjarr raportohet të ketë përfshirë dy katet e ndërtesës së drejtorisë Arsimore Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin në ndërtesë.

Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel