Kati i katërt i një pallati është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë, ku fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Policia njofton se rreth orës 07:58 në Allias, në vendin e quajtur “Te Katrori”, ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.