Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e kësaj të shtune një banese në katin e tretë të një pallati 5- katesh në lagjen “15 Tetori” në Fier.
Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba duke alarmuar jo vetëm familjarët por edhe banorët e zonës.
Në vendngjarje kane shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale.