Partia Demokratike mbledh ditën e sotme, 2 shtator ora 10:00 Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sporteve Asllan Rusi.

Kjo do të jetë edhe mbledhja e parë e çeljes së këtij sezoni politik, pas rizgjedhjes së Bashës në krye të PD-së.

Mes përçarjes së PD me shumë forca brenda, një tjetër sfidë për Bashën këtë shtator do të jenë edhe zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës.

Gazetarja e FaxNews Jonida Omeri raporton se gjatë mbledhjes së Kuvendit, fillimisht do të mbajnë fjalime disa të rinj, ndërkohë pas disa fjalimeve do të mbajë fjalën e tij gati 1 orë kreu i PD, Lulzim Basha.

Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore.

Komisioni i Ndryshimeve Statutore do sqarojë ndryshimet e bëra ndërsa do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët.

Nesër po ashtu do të votohet Këshilli i ri Kombëtar dhe teksa do të ketë fjalime të hapura njëkohësisht do të votohet.

Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë. Me sa duket edhe ky Kuvend do ta thellojë edhe më tej ndarjen e PD në dy kampe mes Berishës dhe Bashës.