Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e filmuara me dron në llogarinë e tij në Facebook nga mbikalimi i rrugës së aeroportit të Kukësit. Në postimin e tij ai thekson se tashmë puna ka përfunduar dhe është gati për përdorim.
Rama shkruan përbri videos se ky mbikalim tani “është gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara”.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë🙏”,