Përfundon mbledhja e grupit parlamentar në Partinë Demokratike.

“Diskutuam strategjinë e opozitës në Parlament. Më vonë do të detajojmë punën në komisione. Armiku i shqiptarëve është Edi Rama”, deklaroi Enkelejd Alibeaj në dalje të selisë blu.

I pyetur për ndryshimet kushtetuese në lidhje me procesin e Vettingut Alibeaj deklaroi se opozita do te bej gjithçka për të larguar Ramën.

“Me Ramën do luftojmë të gjithe me strategji dhe me çdo mjet tjetër”, tha Alibeaj.