Ravinder Daahiya, një studies nga University of Glasgow që punoi në këtë projekt tha se ekipi i shkencëtarëve ka arritur të krijojë një sistem të ri hologramësh që përdor aerohaptics për të replikuar ndjesinë e të prekurit. Ai tha se rrymat e ajrit të siguruara nga aerohaptics mund të lejojnë personat të ndiejnë gishterinjtë, duart dhe kyçet e hologramëve. Këto zbulime u publikuan në Advanced Intelligent Systems.

Në mënyrë të ngjashme me hologramë të tjerë që krijojnë ndjesinë e prekjes, sistemi aerohaptik nuk kërkon pajisjen me një controller apo doreza special për të replikuar ndjesinë e të prekurit. Një pajisje arrin të fryjë erë në përgjigjje të lëvizjeve tuaja të dorës për të mundësuar këtë ndjesi.

“Në të ardhmen ky sistem mund të përdoret për të mundësuar takimin midis dy personave që ndodhen në dy vende të ndryshme të botës, por që përmes teknologjisë ato do të gjenden brenda një dhome dhe mund të shtrëngojnë duart.”

“Feedback-u i prekjes i krijuar nga rrymat e ajrit është moduluar në bazë të sipërfaqjes virtuale të një topi basketbolli, duke lejuar personat të ndjejnë format rrethore të objekteve si topi në gishtat e tyre sa herë që e hedhin në tokë dhe topi rikthehet në duart e tyre.” tha Daahiya.