Ka zgjatur pothuajse 4 orë dhënia e dëshmisë nga kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Në fund të marrjes në pyetje të Veliajt, Tabaku kërkoi që të merreshin si prova dokumentet e lexuara nga kryebashkiaku i Tiranës, ndërkohë që më pas pritet që Komisioni të vijojë marrjen në pyetje të dëshmitarëve te tjerë, Damian Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi dhe Allqi Bllako.

Marrja në pyetje e Veliajt, në lidhje me procedurat e ndjekura nga bashkia për inceneratorin e Tiranës, u shoqërua me përplasje të forta mes tij dhe kryetares së komisionit Jorida Tabaku.

Dy pyetjet kryesore që ngritën deputetët e opozitës kishin të bënin me së pari me vendimin e Veliajt për ti hapur rrugë ndërtimit të inceneratorit, pa pyetur më parë këshillin bashkiak, si dhe presionin e pretenduar nga ndërtuesit në Tiranë, që mbetjet ti dërgonin pranë inceneratorit të Tiranës.

Veliaj tha se Këshilli Bashkiak e kishte autorizuar atë për marrjen e vendimit, ndërkohë që sa i takon çështjet se mbetjeve, për të cilën pretenduan ndërtuesit, Veliaj tha se nuk kishte marrë një ofertë nga ndonjë kompani tjetër.