Teksa banorët e “5 Majit” vijojnë të përplasen me Policinë në mbrojtje të banesave të tyre, në skenë ngjiten të tjera dokumente që faktojnë se qëllimi i vërtetë i projektit të qeverisë nuk lidhet vetëm me “Rindërtimin” apo banesat sociale, por edhe me përfitime të natyrave të tjera.

Kështu, banorët e “5 Majit” kanë denoncuar në redaksinë e “Faxnews” se Gerti Nushi, sipas banorëve me lidhje familjare me Vilma Nushin, dhe italiani Giovani Pasquale, janë përfitues nga rindërimi në zonën e “5 Majit”.

Kështu sipas VKM nr 533 të datës 22/09/2021, e cila lidhet me shpronësimet tek njësia 4 dhe njësia 8, pjesë e projekti të njohur si pesë maji është njohur si pronar edhe shtetasi Geri Nushi dhe Italiani Giovani Pasquale, administrator të firmës “superbeton”, referuar ekstratit të QKR datë 03/09/2021.

Kjo kompani rezulton me prona tek zona që do të zhvillohet. Sipas librit të afishuar në VKM e nënshkruar nga vetë zv/Kryeministri Ahmetaj me nr.533 të datës 22/09/2021, rezulton që kompania superbeton ka në pronësi 74 816 metra katror truall, 1/4 e gjithë projektit.

Sipas përllogaritjeve vlera e truallit për metër katror është 29 106  lekë dhe vlera totale në para është 2 177 615 452 lekë (mbi 2 miliardë lekë).

Kjo kompani nga kompesimi përfiton sipërfaqe banimi të përfituar nga shkëmbimi  i truallit me 600 mijë lekë metër katror banese, dhe sipas llogarive rezulton 36 293 metra katror. Kësaj sipërfaqe banimi i shtohet edhe 5 427 metra katror sipërfaqe të një  ish-kapanoni, që rezulton sërish në pronësi të kësaj kompanie.

Sipërfaqja e banimit të përfituar nga shkëmbimi i truallit dhe ndërtesës që kishte në total është 41 720.59 metra katror. Këtë vlerë po ta shumëzojmë 20 585  817 434 euro, kjo kompani do të jetë përfituese e mbi 41 mijë e 70 metrave katrorë me vlerë më shumë se 20 miliardë euro.

Pyetjet që u lindin banorëve drejtuar kryeministrit, duke parë dhe takimin me Nëna Lizën, ku banorët do të përfitojnë nga taksapaguesit shqiptarë banesën, atëherë banorëve u lind pyetja:

Me cilat para do ndërtohet kjo sipërfaqe që përfiton firma “superbeton” me vlerën e përcaktuar nga VKM e juaj 20 mln e 500 mijë euro

Për kë po ndërtohet në zonën e “5-Majit’, për njerëzit e prekur nga tërmeti? Për banorët që po u shemben banesat? Për njerëzit në nevojë apo për firmën superbeton e cila përfiton 41 720 metra katror banesë, nga shkëmbimi i truallit?