Ka përfunduar procesi i numërimit në të gjitha qendrat e votimit në Durrës. Nga rezultatet fituese është shpallur kandidatja e PS Emirjana Sako që ka marrë 39157 vota në total.
Në vend të dytë është renditur Ardian Muka, kandidat i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 20831 vota.
Kandidati i PD Luan Haka ka marrë vetëm 7937 vota, duke u renditur i treti.
Më herët Sako shpalli fitoren në Durrës.
Në një postim në facebook, ajo shpreh falenderimet për të gjithë qytetarët e Durrësit që e votuan teksa zotohet se do të punoj me përkushtim e me pasion në detyrën e saj.
Postimi:
Falenderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit.
Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe që më jep privilegjin ti shërbej me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit.