Ka përfunduar seanca e radhës e ish-ministrit Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”. Në seancë mori pjesë vetëm Mihal Delirogji por nuk ka pranuar që të dëshmojë.
Ish-administrator i kompanisë “Alba Demil” kërkoi të lexoheshin deklarimet e mëparshme. Ndërkohë Prokuroria dhe avokatët kërkuan të adminstrohen në dosje dëshmitë që ka dhënë si i pandehur dhe si person në hetim.
Në seancë nuk mori pjesë Anjola Agolli ish-sekretare e Aldo Bumcit, Luan Hoxha si dhe Denis Hajdari ish-funksionar. Për hajdarinprokurori kërkoi të behet shoqërim i detyruar.
Ndërkohë Fatmir Mediu i kërkoi Gjykatës të sqaronte vendimin që ka marrë për mënyrën e marrjes së dëshmive të shtetasve amerikan. Gjykata tha se deri tani është lënë në fuqi vendimi që dëshmia e tyre të bëhët me letërporosi, teksa seanca e radhës u caktua me 9 prill në orën 09:00.