Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka përfunduar takimin e saj në kryesinë e kuvendit, me kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe nënkryetarin e parlamentit, Agron Gjekmarkaj, takim për të cilin tha se u bë për të theksuar nevojën e forcimit të institucioneve demorkatike.

“Të vazhdojnë të organizohemi në forcimin e institucioneve demorkatike dhe prandaj ndodhesha këtu. Do vijojmë të takohemi me të gjithë ata drejtues të zgjedhur në mënyrë legjitime që kanë rol në forcimin e demokracisë dhe luftimin e korrupsionit”-tha Kim.

Ndërkohë, Kim nuk la pa përmendur edhe vendimin e marrë nga qeveria shqiptare për dëbimin e ambasadës së Iranit pas konfirmimit se ky shtet kishte organizuar sulme kibernetike. Ajo tha se duhet të ishte e qartë se kur Shqipëria, ishte nën sulme të tilla, SHBA do të vepronte.

“Më lejoni ta përdor këtë rast për të theksuar rëndësinë e veprimit të ndërmarrë kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. E pamë deklaratën e Ramës dhe shtëpia e Bardhë u përgjigj me forcë. Duhet të jetë e qartë se kur aleati ynë, Shqipëria, është në sulmë SHBA-të do të ndërmarrin veprime”– përfundoi ajo.