Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në Konya të Turqisë.

Si pasojë deri më tani janë konfirmuar 6 të vdekur, e 2 të plagosur. Mediat turke raportojnë se një kamion i mbushur me plehra kimikë është përplasur me një minibus.

Gjashtë prej tyre ndërruan jetë në vend për shkak të përplasjes së fortë, ndërsa dy të tjerë u dërguan në spital.

Aksidentet e ngjashme janë të shumta në Turqi, pasi vetëm pak ditë më parë u regjistrua një përplasje e ngjashme me 9 viktima.