Fjalimi dhe përgjigjiet e kryeministrit, Edi Rama gjatë ditës së djeshme në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës kanë sjellë reagim edhe nga mediat greke.

Deputetja e “Syriza”-s, Nina Kasimati është ankuar për një sulm verbal nga kryeministri shqiptar, ndërsa i ka cilësuar qëndrimet e tij si provokuese dhe si një “him politik” për Turqinë.

“Deputetja e SYRIZA -s Nina Kasimati ankohet për një sulm verbal të Edi Ramës .

Siç ka postuar në Facebook, Nina Kasimati i ka bërë një pyetje Edi Ramës në seancën plenare të Këshillit të Evropës në lidhje me marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë.

Ajo që mori si kundërpërgjigje ishte një trajtim nënçmues dhe provokues ndaj Edi Ramës si dhe një “himn” për Turqinë.

Qëndrimi i tij madje bëri që të gjithë krerët e grupeve politike të reagojnë dhe të mos marrin pjesë në darkën zyrtare të shtruar nga kryeministri shqiptar”-shkruhet në mediat greke.