Drejtoresha e Veterinarisë në ministrinë e Bujqësisë, Tana Kika, në një intervistë të dhënë për televizionin FaxNeës ka hedhur dritë mbi situatën e përhapjes së gripit të shpendëve në vend, pas konfirmimit të tre vatrave të ndryshme ditën e djeshme.

Vatrat e evidentuara ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan, ku sipas drejtoreshës Kikia kemi të bëjmë me shpendë të oborreve të banesave në zona rurale dhe jo domosdoshmërisht fermerë.

Kika thekson se është ngritur qendra kombëtare e krizës e cila po vijon monitorimin e zonës përreth vatrave deri në një perimetër mbi 10 km, si dhe i bën thirrje të gjithë ata që konstatojnë anomaly tek shpendët që posedojnë të kontaktojnë autoritetet.

“Ne po flasim për tre oborre shtëpiake ose shpendë shtëpiak, të cilët mbahen në oborre të mjediseve rurale, por nuk do të thotë domosdoshmërisht se janë fermerë.

Në të treja vatrat kemi të bëjmë me mbarshrimin ekstensiv të shpendëve, vlen të thuhet se ka pasur dhe eleminime dhe ngordhje të rosave dhe patave, pra të shpendëve ujorë.

Identifikimi është një process laburatorik, përpara identifikimit merren mostra nga shpendë klinikisht të sëmurë ose të ngordhur.

Ne mënjherë paralelisht me monitorimin e situtës, kemi ngritur një qendër kombëtare të krizës e cila menaxhon zbatimin e një plan veprimi në terren, ku është bërë ndarja e zonave.

3 km nga oborri ku ka nodhur ngjarja, është zona e mbrojtur dhe në perimetrin 10 km është zona e mbikqyrur ku ne monitorojmë dhe marrim mostrat për rastt e dyshimta”, tha Kika.