UEFA tha se ka një plan B nëse do të vendosë që finalja e europianit të mos luhet në Wembley për shkak të situatës së pandemisë në Angli.

Organizata europiane e futbollit është e sigurtë se gjysmëfinalet do të luhen në këtë stadium, por për finalen ka një plan rezervë për ta zhvendosur në vend tjetër për t’iu shmangur masave kufizuese të Anglisë.

Gazeta “The Times” raportoi ditën e entje se si gjysmëfinalet, ashtu edhe finalja mund të zhvendoseshin nga Londra në Budapest nëse VIP-ave që kanë prenotuar biletën për këto takime u sigurohet përjashtim nga rregullat kufizuese në Angli, mes të cilave edhe detyrimi për karantinim 10-ditor.

Bëhet fjalë për 2500 personalitete nga e gjithë bota që do të duan ta ndjekin finalen në stadium, ndërkohë që Qeveria britanike ka shtyrë kufizimet dhe detyrimin e karantinimit deri më 19 korrik, 8 ditë pas finales së europianit.

Shumica e vendeve në Euro 2020 janë në listën e kuqe të Qeverisë britanike.

Në Ëembley është vendosur që ndeshjet të luhen me kapacitet të reduktuar tifozësh, ose me 30 për qind të tij, apo 22,500 për ndeshjet e grupeve në Euro 2020, por që është vendosur të zgjerohet në 45,000 – rreth 50% të kapacitetit të plotë gjatë fazave me eleminim direkt.

fax web