Dita e sotme pritet të jetë e ngjeshur me zhvillime politike në vend pasi sot nis edhe legjislatura e 10-të e Kuvendit. Gjithashtu pritet të ketë zhvillime të rëndësishme pasi kryetari i PD Lulzim Basha mori vendimin për të përjashtuar ish kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.
Ndërkohë që prej marrjes së atij vendimi kanë qenë të shumta reagimet nga politiaknë dhe analistë të ndryshëm. Sa i përket kryeministrit Edi Rama, ky i fundi ka postuar disa foto nga procesi i rindërtimit në Laç, duke zgjedhur të injofrojë zhvillimet në kampin kundërshtar.
Postimi i Plotë nga Edi Rama
MIRËMËNGJES
dhe me këtë fotoalbum të punës transformuese në kantieret e Rindërtimit që besoj se flet vetë, ju uroj një ditë të mbarë
*Laç dhe Thumanë