Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar ditën e sotme se vendimin për përjashtimin e Sali berishës nga grupi i PD-së mund ta merrte vetëm Lulzim Basha, pasi ai është kryetari i zgjedhur me votat e bazës së partisë.
Sipas Alibeajt, i cili foli ne një vendim të tillë nuk mund të hidhej në votim pasi Partia Demokratike nuk mund të hedhë në votim një vendim të partnerëve strategjikë amerikanë.
“E para cila është çështja që do të diskutohej. Do të ishte një vendim që do të përcaktonte marrëdhëniet e Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pyetja legjitime që mund të ngrihet është: Kush do të duhej ta merrte këtë vendim? Do të duhej ta merrte një autoritet që gëzon legjitimitetin e plotë të partisë dhe ai është kryetari. Përderisa është zgjedhur një muaj e gjysëm më parë nuk mund të vihet në diskutim legjitimiteti që përfaqëson. U zgjodh me 85% të votës së anëtarësisë së Partisë Demokratike”, tha Alibeaj.