Qyteti i Rio de Janeiros në Brazil hedh kandidaturën të organizojë Kupën e Botës për Klube 2021, pas dorëheqjes së Japonisë si pasojë e situatës me pandeminë. Botërori i Klubeve është parashikuar të zhvillohet në dhjetor.

Kryebashkiaku i Rio de Janieros tha se administrata e tij tashmë ka kontaktuar me Shoqatën e Futbollit Brazilian dhe FIFA-n për të marrë të drejtën.

Gjithsesi, situata e përhapjes së virusit Covid-19 mbetet në nivele të larta në Brazil dhe FIFA nuk po nxitohet. Rio de Janiero e ka organizuar Botërorin për Klube në vitin 2000, kur triumfoi Corinthians.