Zbardhet ngjarja e ndodhur një natë më parë në Shkodër, ku mbetën të plagosur dy vëllezërit Hoten dhe Marjan Doci në fshatin e Bardhaj. Mësohet se Besim Perkola, i shpallur në kërkim nga policia ka qëlluar me automatik ndaj dy vëllezërve ndërkohë që këto dy të fundit i janë përgjigjur me arme zjarri pistoleteNdërkohë bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 11 gëzhoja. Policia ka ndaluar si të përfshirë ne këtë ngjarje edhe dy vëllezërit Doçi, të cilët aktualisht ndodhen ne spital jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Besim Perkola banues në fshatin Bardhaj në Shkodër.

Lajmi i fundit