Një autobus me nxënës është përmbysur në lagjen Vezirkopru të provincës Samsun, Turqi. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 27 të tjerë kryesisht studentë, të cilët janë dërguar në spital.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ekipi i urgjencës mjekësore.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.