Garë e fortë në bashkinë e Himarës mes kandidatit të PS Jorgo Goro dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri.
Teksa po numërohet kutia e fundit e votimit, Beleri kryeson me 24 vota më shumë se sa Goro.
Rikujtojmë se Beleri u arrestua pak ditë më parë nën akuzën e shitblerjes së votës. Gjykata dha ndaj tij masën e arrestit me burg dhe çështja pritet t’i kaloj SPAK.
Deri tani Partia Socialiste ka fituar në 15 bashki të vendit ndërsa “BF” vetëm 3.
