Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores historike që ka arritur Partia Socialiste në zgjedhjet e 14 Majit në Shkodër.

Teksa ka zgjedhur që urimin ta bëjë në dialektin shkodran, Rama ka postuar dhe videon e kandidatit tashmë fitues për Shkodrën, Benet Beci.

“Nadja e mir o Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër… I LOVE YOU”, shkruan kryeministri Edi Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Socialistët kanë arritur që të thyejnë bastionin historik të demokratëve, ndërsa Beci ka marrë rreth 10 mijë vota më shumë se kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia.

PS ka triumfuar në shumicën e bashkive në të gjithë vendin, ndërkohë që Bashkë Fitojmë deri tani është shpallur fituese vetëm në 6 njësi të qeverisjes vendore.