Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari shqiptar ka ndodhur në Lefkada të Greqisë. Mediat fqinje shkruajnë se fëmijë ka humbur jetën pasi traktori me të cilin po lëvizste ka dalë nga rruga. Mjeti i rëndë po drejtohej nga babai i 6-vjeçarit.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur bashkë me nipin e tij 16-vjeçar. Sipas lefkadapress.gr, traktori është përmbysur në rrugën e vështirë malore për në Agios Donatos. Dy autoambulanca nxituan për të marrë të plagosurin, por fatkeqësisht djali i vogël nuk arriti të mbijetojë.