“Djajtë e kuq” të Manchester United janë rikthyer te fitorja në Premier League, teksa pasditen e sotme kanë arritur një fitore të “çmendur”, me përmbysje në minutat e fundit, ndaj skuadrës së Brentford, skuadër në të cilën bën pjesë dhe “legjionari” i Kombëtares sonë, Thomas Strakosha.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 26’, nga norvegjezi Matthias Jensen, i cili përfiton nga një “gafë” e mbrojtjes së United, për të “vulosur” rezultatin 0 me 1 në pjesën e parë të sfidës. Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, “djajtë” u hodhën menjëherë në sulm për të gjetur fitoren, të cilët e arritën vetëm në “frymën e fundit” të lojës, pas një dopiete të skocezit, Scott McTominay, në minutat 93’ e 97’, duke shtangur kështu 2 herë, Strakoshën që mbronte portën e Brentford.

Me këtë rezultat, United ngjitet në vendin e 9 të renditjes, me 12 pikë, pas 8 javëve të para të kampionatit, ndërsa “bletët” e Brentford mbesin në vendin e 14 me vetëm 7 pikë të grumbulluara deri në këtë fazë të Premier League. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: