Ndërkohe që përmbytjet kanë shkaktuar dëme të shumta në vend, Kryeministri Edi Rama poston në Facebook një video ku shihet ministrja Krifca, Çako e prefekti i Fierit duke shkruar se po punohet me të gjitha kapacitetet në zonat e prekura.

Dita e sotme ka qenë mjaft kritike sa i takon pasojave të reshjeve, kryesisht në Fier e Vlorë ku janë përmbytur toka bujqësore, banesat janë zhytur nën ujë e janë shkaktuar dëme të mëdha në bagëti e material.

Disa familje që ndodheshin në zonën më të ekspozuar ndaj rrezikut janë evakuuar e të tjerë mes lotësh kanë braktisur shtëpitë e bagëtitë e tyre.

Postimi i Ramës:
🔴 Në terren me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje, në zonën e prekur nga dalja e Vjosës prej shtratit të saj, si pasojë e rreshjeve intensive.
*informon Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca nga pika kritike e Urës së Mifolit