Të paktën 17 persona humbën jetën kur një ndërtesë u shemb pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në Andra Pradesh, në jug të Indisë.

Reshjet e shiut, që prej datës 18 nëntor, kanë shkaktuar përmbytje në të paktën pesë rrethe. Zyrtarët e policisë thanë se të paktën 17 persona humbën jetën nga shembja e ndërtesës dhe dy janë në kërkim.

Dhjetë persona u shpëtuan nën rrënoja, shkruajnë mediat e huaja.