Një person ka humbur jetën pasi ka përplasur makinën në derën kryesore të ambasadës ruse në Bukuresht, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Lajmin e konfirmon Policia e kryeqytetit rumun në një deklaratë për mediat.
Reuters raporton se makina mori flakë pas përplasjes dhe shoferi mbeti i bllokuar brenda saj.
Gjatë javëve të fundit, në disa ambasada ruse në vende të ndryshme të Europës janë zhvilluar protesta kundër pushtimit të Ukrainës.
Policia tha se po e hetonte incidentin por nuk publikoi identitetin e shoferit.
Të martën, Rumania deklaroi se do të dëbonte 10 diplomatë rusë të cilët nuk po silleshin në përputhje me rregullat ndërkombëtare.