Sekuestrohet nga policia e Tiranës një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga një 21-vjeçar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Paskuqani” u arrestua në flagrancë shtetasi Ilson Beqiraj.

toggle menuEMRI/ E blinte hashashin me kilogramë dhe e shiste me doza në Paskuqan, arrestohet 21 - vjeçariFoto ilustruese

EMRI/ E blinte hashashin me kilogramë dhe e shiste me doza në Paskuqan, arrestohet 21 – vjeçari

08:44, 06/04/2022A+AaAhttps://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=108&target=_blank&cb=789456123

Sekuestrohet nga policia e Tiranës një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga një 21-vjeçar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Paskuqani” u arrestua në flagrancë shtetasi Ilson Beqiraj.

LEXO EDHE:Mirditë/ U fut në lum të merrte topin por e rrëmbeu rrjedha, ndërpriten kërkimet për gjetjen e 10-vjeçarithttps://cdn.revive-adserver.net/958ba8cf15e6e23dba8ce29287b30fcb/index.html?clickTag=https%3A%2F%2Fservedby.revive-adserver.net%2Fcl.php%3Fbannerid%3D52916%26zoneid%3D10140%26sig%3D98bd4ca1efdf0cf39fc598cdf42ba0e284c78dea1d738492d0dba812596f3a67%26oadest%3Dhttp%253A%252F%252Fdevpos.al%252Fhome%253Fref%253D221-2

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Paskuqani”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Sekuestrohet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga një 21-vjeçar.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Paskuqani” u arrestua në flagrancë shtetasi Ilson Beqiraj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas shpërndan lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Paskuqani”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. B., 21 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në Paskuqan, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Ky shtetas, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shiste atë në doza të vogla, në zonën e Paskuqanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.