
Dy persona janë lënduar këtë të premte si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin.
Burime bëjnë me dije se në km e 2 të aksit Lezhë-Shëngjin, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën si pasojë janë lënduar dy persona.
Të lënduarit ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
