Detaje të reja vazhdojnë të zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier ku një fëmijë 3 vjeçar ndërroi jetë në kopështin privat ku shkonte çdo ditë për të mësuar. Lidhur me këtë ngjarje tronditëse, është shprehur dhe daja i vogëlushit të ndjerë i cili rrëfen sesi ishte gjendja e 3 vjeçarit kur kishte shkuar në spital. Ndër të tjera ai zbulon gjithashtu se mjeku i kishte thënë se i mituri kishte një shenjë në grykë.

“Unë jam daja i fëmijës. Ne e kemi çuar djalin në mëngjes në kopësht, vetëm kur na vjen lajmi që hajdeni se djalin e keni keq. Më marrin në telefon, më njoftojnë dhe vij me vrap e dërgojmë në urgjencë. Aty takohem me doktorin e pyes për situatën, dhe më tha se djali na ka ardhur këtu i pajetë. Më tha që kishte një shenjë këtu në grykë. Për këtë duam drejtësi”– u shpreh daja i fëmijës.

Sipas burimeve të Fax News sa i përket rrethanave të ngjarjes, dyshohet se, 3 vjeçari i ndjerë ka qenë veshur me xhup, te varsja e rrobave kur ka dashur të mari cantën, ka ngecur kapuci i xhupit dhe si pasojë është mbytur.https://www.youtube.com/embed/ZVqSUPluwtI

Zona e kopshtit privat është rrethuar nga forca të shumta policie dhe oficerë të ekspertizës ligjore. Deri më tani është shoqëruar në komisariat edukatorja e kopshtit privat.