Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji. Burimet bejne me dije se, në aksident janë përfshirë dy makina dhe një motor.
Si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të shkaqeve.