Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, një tip Audi dhe një tip Toyota.

Nga përplasja e dy mjeteve, njëri ka përfunduar mbi ndarësen e korsive, ndërsa Audi ka përfunduar mbi trotuar, pranë një biznesi privat.

Policia mbërriti në vendngjarje ndërsa fatmirësisht, nga përplasja raportohet vetëm për dëme materiale.

Ora news