Përfaqësuesi i Partisë Demokratike dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim në KQZ janë përplasur sot lidhur me kërkesën që ka depozituar për regjistrim në zgjedhjet e 6 marsit koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, mes grupimit të Sali Berishës dhe LSI-së.

Debati:

Marash Logu: Pika e tretë e rendit do jetë shqyrtimi i kërkesës për regjistrimin e koalicionit. Duke qenë se jemi si subjekt zgjedhor të pranisëhm në këtë mbledhje e do kërkonim që rendi të qendrojë sic është por të na vihet në dispizicion zyrtarisht kërkesa dhe marrëveshja që ne të kemi mundësinë të shprehemi.

Që mos fshihemi kemi pasur mundësi të njihemi me disa materiale të publikuara nga media por i donim zyrtarisht.

Përfaqësuesiu i LSI: Kërkesa e bërë nga Marash Logu s’ka legjitimitet të karakterit aktiv apo pasiv se pardje është miratuar nga ana juaj subjektet zgjedhore që do garojnë në zgjedhjet e 6 marsit, në dijeninë time zoti Logu përfaqwson PD dhe jo një koalicion zgjedhor.

Kërkesa është thjesht deklaratë publike me karakter politik, nuk shoh as interesin zgjedhor që mund të ketë apo cështje të karakterit shqetësues që mund të ketë.

Marash Logu: Ka një praktikë shumë të mirë të KQZ që palëve të partive ju vihet në dispozicion aktet për të cilat thirren për të dhënë mendime.

Përfaqësuesiu i LSI: Zoti Logu nëse do e impostojë poltikisht këtë cështje, s’ka legjitimitet kur partia e tij nuk është në koalicion.

Ilirjan Celibashi: Po ju vëmë në dispozicion dokumentacionin shoqërues të kërkësës për regjistrimin e këtij koalicioni për të kërkuar e marrë informacion nga QKZ. Gjykimin e vlerësimin në lidhje me atë do e bëjmë gjatë shqyrtimit të cështjes.