Ndonëse mes tyre nuk kishte arsye sportive, fama e keqe e huliganëve polakë bëri bujë edhe pasditen e djeshme.
Disa orë përpara fillimit të finales së Ligës së Europës, vendësit kanë kapur në pritë dhe kanë sulmuar një grup tifozësh të Mançester Junajtidit, të cilët janë rrethuar dhe janë rrahur me sende të forta.
Disa prej tyre janë gjakosur, por për momentin nuk dihet ende numri i saktë i të gjymtuarve.