Simone Inzagi do të vazhdojë të jetë pjesë e Lacios. Trajneri italian mbrëmjen e djeshme ka pasur një takim me presidentin Klaudio Lotito dhe drejtorin Igli Tare.

Të gjithë bashkërisht kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës deri në vitin 2024. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, marrëveshja është mbyllur dhe Inzagi do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Të Lacio janë të lumtur me punën e bërë nga italiani dhe për këtë arsye kanë vendosur për rinovimin e kontratës, e cila përfundonte në qershor.

Kujtojmë se ditën e djeshme në mediat italiane qarkullonte lajmi se Inzagi ishte kontaktuar nga drejtuesit e Interit, pas largimit të Kontes. Zikaltrit e pëlqenin shumë teknikun lacial, për shkak se përdor edhe të njëjtën skemë si Konte dhe lojtarët nuk do e kishin të vështirë të përshtateshin