Ditët e sotme me miliona produkte, duke filluar nga smartphone-t, makinat, dhe elektroshtëpiaket përdorin një proçesor që njihet si proçesori gjysëmkonduktor. Për momentin, kërkesat e tregut për këtë proçesor nuk po arrijnë dot të plotësohen, dhe si rezultat shumë produkte janë prodhuar në numër të limituar.

Përgjatë këtij viti ka qenë pothuajse e pamundur për të siguruar një konsolë PS5ToyotaFord dhe Tesla janë detyruar të ngadalësojnë prodhimin e makinave në fabrikat e tyre për shkak të mungesës së këtij proçesori.

Mirëpo pse u krijua një mungesë e proçesorëve gjysëmkonduktorë në treg në këtë moment?

Koray Kose, një analist në Gartner, thotë se situata e sotshme i pati fillimet e saj që para se të fillonte pandemia me rritjen e rrjetit 5G, i cili rriti shumë kërkesën për këto proçesorë. Më pas, ndërkohë që pandemia u shtri në të gjithë botën, prodhimi i proçesorëve u ngadalësua për shkak të rregullave distancuese të vendosura. Kompanitë e mëdha filluan të bënin porosi të mëdha, duke lënë kështu kompanitë e tjera pa mundëisnë për t’i siguruar këto proçesorë.

Si të mos mjaftonin të gjithë këto probleme, stuhia e acartë e dimrit në Texas mbylli fabrikat e proçesorëve gjysëmkonduktorë, ndërkohë që në një fabrikë në Japoni ra një zjarr i madh, gjë që vonoi prodhimin.

Një tjetër problem është dhe rritja e kostove të transportimit. Më parë, këto pajisje ishin të vogla dhe transportimi mund të kryhej lehtësisht dhe me kosto të pakëta. Ditët e sotme, transportimi i një kontenieri nga Azia në Evropë kushton $17,000. Një vit më parë kostoja e transportimit ishte vetëm $1,500.

geek